Nipi i Agim Ramadanit i dhuron 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Nipi i Agim Ramadanit i dhuron 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë

    Insajderi
    06 March 2022 - 14:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nipi i heroit Agim Ramadani, Muhamet Ajrullahu, në nder të Brigadës 138 të zonës së Dukagjinit, do t’i dhurojë donacion 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë.

    Sipas ish-kryeministrit Ramush Haradinaj që e bëri të ditur, Ajrullahu ka zgjedhur pikërisht Ditën e Epopesë së UÇK-së, si ditë kujtimi dhe reflektimi.

    “Ky është shembull për t’u ndjekur nga të gjithë”, ka shkruar Haradinaj krahas një fotografie nga Prekazi, ku bashkë me nipin e Agim Ramadanit u pritën nga Rifat Jashari.

    “Të dashur bashkëkombas, kudo që jetoni, në Kosovë dhe diasporë, vazhdoni kontributin tuaj për Fondin e Sigurisë, sepse kjo është mënyra me e mirë e më fisnike sot, për ta ndihmuar Atdheun dhe siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij”, ka bërë thirrje Haradinaj.

    Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Qeveria ka hapur këtë fond që të dhurohen donacione në mënyrë që të përdoren për sigurinë shtetërore


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark