Putin tregohet i ashpër me rusët që protestuan kundër luftës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin tregohet i ashpër me rusët që protestuan kundër luftës

    Insajderi
    06 March 2022 - 16:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rreth 2500 persona janë arrestuar të dielën në protestat kundër operacioniot ushtarak të Rusisë në Ukrainë, kanë thënë policia ruse, shkruan the Guardian.

    Në Rusi kanë vazhduar të arrestohen qytetarët, të cilët dalin kundër dhe protestojnë ndaj vendimit të presidentit Vladimir Putin për ta sulmuar Ukrainën.

    Një zëdhënës policer ka thënë se 1700 qytetarë u arrestuan në Moskë, pasi rreth 2500 veta morën pjesë në një “protestë të pasanksionuar”. Ndërsa, 750 të tjerë janë arrestuar në një tubim tjetër në qytetin e dytë më të madh të Rusisë, në Shën Petersburg. Për këto ka raportuar agjencia ruse e lajmeve

    Prej kur Rusia ka nisur sulmet ushtarake në territorin e Ukrainës, më 24 shkurt, qytetarët rusë kanë organizuar kohë pas kohë tubime në Moskë dhe në qytete tjera ruse, për të kundërshtuar vendimin e shtetit të tyre.

    Nga të gjitha tubimet, policia ruse ka arrestuar qytetarë, të cilët nga pushteti i Putinit janë shenjëstruar si antishtetërorë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark