Putin merr edhe një goditje tjetër nga ukrainaset, i vrasin një njeri të afërt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Putin merr edhe një goditje tjetër nga ukrainaset, i vrasin një njeri të afërt

    Insajderi
    06 March 2022 - 17:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një komandant lufte i Rusisë, që udhëhoqi batalionin neo-nazist të Spartas, është qëlluar për vdekje në Ukrainë.

    “The Sun” shkruan se Vladimir Zhoga u vra gjatë betejës në qytetin lindor të Ukrainës Volnovakha, ditën e djeshme. Denis Pushilin, i cili kryeson territorin e shkëputur ukrainas të Donetsk, konfirmoi vdekjen e komandantit rus të luftës. Lajmi është konfirmuar edhe nga agjencia ruse e lajmeve, TASS.

    “Sot, komandanti i batalionit të veçantë të zbulimit të Spartës, kolonel i Gardës, Vladimir Zhoga, vdiq si një hero në Volnovakha”, shkroi ai.

    Sipas Pushilin, Zhoga u vra gjatë një operacioni për evakuimin e civilëve nga Volnovakha, një nga qytetet ku rusët shkelën marrëveshjen e armëpushimit ditën e shtunë.

    Zhogu iu bashkua rebelëve të mbështetur nga Rusia në vitin 2014, vit në të cilin u krijua Batalioni Sparta, një milici neo-naziste, që ka mbështetjen e Moskës. Grupi qëndron pas një vale sulmesh vdekjeprurëse kundër trupave ukrainase dhe ka zhvilluar luftë në rajonin Donbass, që nga shpërthimi i armiqësisë, tetë vjet më parë.

    Vdekja e Zhogës është një tjetër goditje e madhe për Vladimir Putin, pasi ai humbi dy shefat kryesorë ushtarakë këtë javë dhe ushtria e tij nuk po arrin të bëjë përpara në territorin ukrainas, aq shpejt sa pritej.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark