Shkon në pesë numri i të vdekurve nga aksidenti në Fushë Krujë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shkon në pesë numri i të vdekurve nga aksidenti në Fushë Krujë

    Insajderi
    06 March 2022 - 18:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka shkuar në pesë nga aksidenti tragjik i cili ndodhi në Shqipëri në rrugën Fushë Krujë-Milot.

    Viktima e pestë sipas raportimit të Abcnews.al është 34 vjeçarja Rudina Haka.

    Në aksidentin tragjik humbën jetën edhe çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20 vjeç dhe Almeina Karaj, 16 vjeçe, jeta e të cilëve u pre në mes dy ditë pasi ata kishin festuar fejesën.

    Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30 vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark