“Putini është njeri i mirë”, deklarata skandaloze e Behgjet Pacollit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    “Putini është njeri i mirë”, deklarata skandaloze e Behgjet Pacollit

    Insajderi
    06 March 2022 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndonëse aktualisht është njeriu më i urryer në mbarë botën, ky politikan kosovar e ka quajtur dikur Vladimir Putin si njëri i mirë, shkruan Gazeta Insajderi

    Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli në një intervistë për “undispatch” në New York në vitin 2018, në kohen sa ishte Ministër i Jashtëm i Kosovës kishte folur për rusët dhe presidentin Vladimir Putin.

    Në këtë intervistë ai e ka vlerësuar si njeri të mirë, presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

    Pacolli, në këtë intervistë kishte thënë se populli rus është i mirë, sikurse Putini dhe Rusia një ditë do ta kuptojë se pavarësia e Kosovës, nuk i shkakton askujt dëm.

    I pyetur se si e njeh Putinin, Pacolli ka thënë se “E njoh sepse kam punuar gjatë me rusët dhe kam respekt për popullin rus dhe e di shumë mirë se Putini është një prej këtyre njerëzve të mirë”.

    Intervistën e plotë në gjuhën angleze, mund ta shikoni KËTU


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark