Piloti rus gati qan para ukrainasve, lutet për mëshirë: Kjo luftë i duhet vetëm Putinit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Piloti rus gati qan para ukrainasve, lutet për mëshirë: Kjo luftë i duhet vetëm Putinit

    Insajderi
    06 March 2022 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pilotët rusë janë kapur nga forcat ukrainase pasi avioni i tyre u rrëzua në Ukrainë. Në pamje duken burrat e ulur në gjunjë teksa mbajnë duart pas kokës dhe thonë se po ndiqnin urdhrat e Putin.

    Në rrjetet sociale janë bërë virale pamjet e pilotit, i cili shfaqet i veshur me jumpsuit portokalli lutet për mëshirë.

    Këto pamje vijnë një ditë pasi forcat ajrore ruse humbën deri në tetë avionë luftarakë, ndërsa duket se dhe ushtria po i kthehet kundër Putinit për shkak të luftës në Ukrainë, raporton noa.

    Ditën e djeshme, Putin u vu nën presionin e ushtarëve të tij për të ndaluar luftën. Në një konferencë shtypi në Kiev, trupat ruse të kapur dënuan misionin dhe u bënë thirrje bashkëqytetarëve të tyre të dalin kundër luftës.

    Andrey Chuvatarevsky, një ushtar që shërbeu për Moskën tha: “Rusët, të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar këtë luftë. As Ukraina dhe as Rusia nuk kanë nevojë për këtë luftë. Vetëm Putinit i duhet kjo luftë”- deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark