Kroacia heq akcizën për naftë- A do ta bëjë edhe Qeveria Kurti? - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kroacia heq akcizën për naftë- A do ta bëjë edhe Qeveria Kurti?

    Insajderi
    07 March 2022 - 18:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kroacia është shteti i parë evropian që ka marrë masa konkrete për të ndihmuar popullin pas rritjes së madhe të çmimeve të derivateve.

    Kryeministri kroat, Plenkoviq ka vendos sot uljen e përkohshme të akcizës për naftë e benzinë, shkruan Indeksonline.

    “Qeveria është duke rregulluar marzhën e tregtarëve të naftës dhe duke ulur përkohësisht akcizën për naftën dhe benzinën për të zbutur rritjen e çmimeve” ka thënë Plenkoviq.

    Në Kroaci, nga nesër çmimi i naftës do të jetë 12,53 kuna apo 1.65 euro për litër, ndërsa çmimi i benzinit do të jetë 12.19 kuna, që i bie 1.62 euro për litër.

    Plenkoviq e ka arsyetuar këtë vendim duke thënë se nëse do të zgjaste kjo rritje e çmimeve, rrezikohej seriozisht mbyllja e shumë pikave të karburanteve.

    “Ne duam të kontribuojmë në uljen e goditjes së çmimeve për qytetarët tanë dhe sipas llogaritjeve tona, kjo do të çojë në zvogëlimin e të hyrave të buxhetit të shtetit nga akciza për energjinë mbi 150 milionë kuna”, tha Plenkoviq.

    A do të veproj njejtë edhe Qeveria e Albin Kurtit, mbetët për tu parë ditëve në vazhdim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark