
Ende janë duke vazhduar bisedimet mes palës ukrainase dhe asaj ruse për ndalimin e luftes mes këtyre dy shteteve.
CNN raporton se Rusia ka propozuar një armëpushim të ri duke filluar nga ora 10 e mëngjesit me orën e Moskës të martën (ose 2 pasdite ET) në pesë qytete të Ukrainës. Ukraina ende nuk ka rënë dakord zyrtarisht me propozimin.
Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka bërë të ditur për përfundimin e rundit të tretë të negociatave Ukrainë – Rusi në Bjellorusi, duke thënë se nuk është arritur përparim që përmirëson shumë situatën.
“Ka përparim në përmirësim të logjistikës së korridoreve humanitare… konsultimet intensive kanë vazhduar për armëpushim dhe garanci për sigurinë”, ka thënë ai në Twitter.