
Ish-ushtari i UÇK-së, Gani Geci, ka sjellë një rrëfim për natën e 4 marsit të vitit 1998, në natën e fundit të familjes Jashari
Geci në emisionin ‘POLITIKO’ ka sjellë këtë rrëfim, në të cilin përmend disa nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Geci në rrëfimin e tij tregon për bisedat e fundit të Adem Jasharit dhe vendimin që ai e kishte marrë që së bashku me familje do të luftojnë deri në vdekje.
Ai tregon një bashkëbisedim të Shani Gecit dhe Ademit.
“Shanis i thonë: “Fshati Llaushë po rrethohej!”
Shaniu, sipas sinjalit dhe alarmit që kishin si shenjë shtin në ajër me tri të shtëna pushke dhe alarmon gjithë fshatin. Pastaj i telefonon Adem Jasharit: Nipash, për Zotin në Llaushë jemi duke u rrethuar! Fillimisht është mendu se fshati jonë është rrethuar!
Ademi përgjigjet: Jam duke u nisur me ardhë me ju ndihmua. Disa minuta më vonë e thrrasin prap Shanin dhe i thonë se Prekazi po rrethohet .
Shania prap e thërret Ademin dhe i thotë: “Prekazi po rrethohet” ndërsa Ademi i thotë: – Për hajër na qoftë lufta, o dajë!, dhe sipas Shaniut linja ma vonë nuk ka funksionuar”.