
Mundësia e një zone ndalim-fluturimi mbi Ukrainë ka qenë një temë e diskutueshme ditët e fundit dhe është kundërshtuar nga udhëheqësit perëndimorë. Megjithatë, ish-komandanti i lartë ushtarak britanik tha se ai ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje dhe beson se kjo mund të jetë e nevojshme.
Gjenerali Sir Chris Deverell, i cili e drejtoi inteligjencën ushtarake, kibernetike dhe forcat speciale si komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta përpara daljes në pension në vitin 2019, kishte deklaruar më parë se ishte kundër që NATO ta krijonte një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë. Por tash, gjenerali në pension u tërhoq nga qëndimet e tij dhe beson se herët a vonë NATO-s do t’i duhet të luftojë kundër Putinit.
Gjenerali Sir Chris Deverell, i cili ishte komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta deri në vitin 2019, shkroi në Twitter se NATO-s herët a vonë do t’i duhet të luftojë kundër Putinit.
“Unë isha kundër vendosjes së një zone ndalim-fluturimi nga NATO në Ukrainë, duke besuar se sigurisht që do ta përshkallëzonte konfliktin. Por Putini duket se është i prirur drejt përshkallëzimit. Pra pyetja është: a po e lufton NATO tani apo do t’i duhet ta bëjë atë më vonë?”.