A po keqësohet gjendja më shumë për ukrainasit, tani bien edhe temperaturat në -20C - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    A po keqësohet gjendja më shumë për ukrainasit, tani bien edhe temperaturat në -20C

    Insajderi
    08 March 2022 - 14:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ditët e fundit Ukraina ka parë reshje bore në të gjithë pjesët e vendit dhe sipas parashikuesve të motit, temperaturat atje kanë filluar të bien.

    Prezantuesi i motit i BBC-së, Ian Ferguson, ka dhënë më shumë detaje mbi të ftohtin, duke thënë se do të bëhet edhe më i ftohtë nga mesi i javës, përcjell Telegrafi.

    Qytetet si Kharkiv dhe Kiev do të përjetojnë “erën thumbuese” prej -13C deri -20C nganjëherë gjatë ditëve të ardhshme.

    Ai thotë se kushtet “të tmerrshme”, me temperatura 5 gradë Celsius ose më shumë nën mesataren sezonale, do të prekin njerëzit e zhvendosur në të gjithë Ukrainën dhe ata pa strehim dhe energji të mjaftueshme.

    Një lajm i tillë vjen në kohën kur mediat kanë raportuar se numri i refugjatëve që janë larguar nga lufta në Ukrainë ka kaluar dy milionë.

    Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët, e quajti më parë eksodin masiv nga vendi kriza e refugjatëve me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark