Insajderi
Botë

Maqedoni: Dënime për pjesëmarrje dhe rekrutim në luftën në Siri

Insajderi
25 March 2016 - 15:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gjykata penale e Shkupit i ka dënuar me 37 vite burg, 7 nga 12 personat e akuzuar për pjesëmarrje dhe rekrutimin e personave të tjerë për pjesëmarrje në luftën në Siri.

Gjashtë nga të akuzuarit janë dënuar me nga 5 vjet burg, kurse Rexhep Memishi, imam në një xhami të Shkupit, është dënuar me 7 vjet burg.

Të gjithë këta persona kishin pranuar veprën dhe në marrëveshje me prokurorinë dhe palën mbrojtëse iu është shqiptuar dënimi më i ulët se ç’mund të pritej.

Pesë persona të tjetër të akuzuar me veprën e njëjtë nuk e kanë pranuar veprën dhe kundër tyre gjykimi do të vazhdoj.

Të 12 personat ishin arrestuar vitin e kaluar në kuadër të aksionit policor “Celula”.

Nga Maqedonia besohet se në luftimet në Siri janë 110 persona, ndërsa 25 janë raportuar si të vrarë.

Në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë, pjesëmarrja ose rekrutimi i personave për tu përfshirë në luftërat e jashtme, paraqet vepër penale për të cilën parashihet dënim me së paku 5 vjet burg. /rel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark