Çmimi i naftës boshatis rrugët e Tiranës: Qytetarët lëvizin në këmbë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çmimi i naftës boshatis rrugët e Tiranës: Qytetarët lëvizin në këmbë

    Insajderi
    09 March 2022 - 17:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Nafta është rritur me 30 lekë vetëm në 24 orët e fundit. Qytetarët janë ata që preken më shumë nga  ky shtrenjtim.

    Kanë gjetur si zgjidhje mbylljen e automjeteve  nga pamundësia ekonomike.

    “Kam automjet, por po lëviz në këmbë sepse s’ka lekë. Kam dy ditë që nuk e përdor makinën. Qeveria duhet të marrë masa. Ka tavan çmimesh”.

    Ka edhe nga ata që vijojnë të qarkullojnë sepse janë të detyruar për shkak të punës,shprehen të shqetësuar për  rritjen e çmimit të  naftës “Kemi punë, çfarë të bëjmë. Thonë që do të rritet akoma.”

    Ekspertët i bëjnë apel institucioneve që të shtojnë monitorimet në tregje. Dael Dervishi thekson se pavarësisht ndikimit të tregjeve ndërkombëtare dhe konflikit Rusi-Ukrainë reflektimi në tregun tonë është 30% më i lartë.

    “Autoritete si ai Konkurrencës kanë filluar punën për të evidentuar rritjen e menjëhershme të çmimeve, luhatjeve që nuk u korrespondojnë bursave ndërkombëtare. Këtu duhet bërë një transparencë e plotë për të parë si kanë lëvizur çmimet”, thotë ai.

    Sygjerojnë shtimin e prodhimit vendas të naftës. Në tregjet ndërkombëtare   është konstatuar se çmimi naftës është ulur me 2 % si një përgjigje ndaj deklaratës së agjencisë ndërkombëtare të energjisë e cila është shprehur se po hartohet plan konkret për të ulur ndikimin nga nafta ruse.Gjatë së mërkurës një fuçi naftë po tregtohet me 124 dollarë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark