Çmimi i naftës, qytetarët bllokojnë rrugën: Fikni makinat! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Çmimi i naftës, qytetarët bllokojnë rrugën: Fikni makinat!

    Insajderi
    09 March 2022 - 19:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prej një ore e gjysmë po vazhdon protesta para kryeministrisë në Tiranë, pasi qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve të naftës.

    Mijëra qytetarë kanë dalë në shesh ndërsa kanë bllokuar edhe rrugën duke i bërë thirrje shoferëve që të fikin makinat.

    Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se si qytetarët kanë bllokuar rrugën e Unazës dhe nuk lejojnë makinat që të lëvizin.

    Qytetarët kanë kërkuar heqjen e taksave nga qeveria pasi po paguajnë 260 lekë për një litër naftë. Ata kanë bërë thirrje që çdo ditë të mblidhen për të protestuar në orën 17:00 derisa qeveria të marrë vendime për të ulur çmimin e naftës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark