Insajderi
Aktuale

Vjen reagimi i Kombeve të Bashkuara për sulmin e Rusisë ndaj spitalit në Ukrainë

Insajderi
09 March 2022 - 20:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vjen reagimi i Kombeve të Bashkuara për sulmin e Rusisë ndaj spitalit në Ukrainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric tha se kriza humanitare në Ukrainë vazhdon të përkeqësohet me shpejtësi edhe pse ai e përshkroi si një takim produktiv të mërkurën midis ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të OKB-së dhe Rusisë.

Kombet e Bashkuara po ndjekin me shqetësim raportet tronditëse të bombardimeve të një spitali në Mariupol, Ukrainë, duke thënë se spitalet dhe objektet e kujdesit shëndetësor dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor nuk duhet “kurrë të jenë objektiv”.

“Kujtojmë që ne kemi thirrur, OBSH ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor, spitaleve, punonjësve të kujdesit shëndetësor, ambulancave – asnjëra prej tyre nuk duhet të jetë kurrë, kurrë një objektiv”,- tha të mërkurën zëdhënësi i OKB-së, Stephane Dujarric.

LEXO EDHE:

Dujarric tha se kriza humanitare në Ukrainë vazhdon të përkeqësohet me shpejtësi edhe pse ai e përshkroi si një takim produktiv të mërkurën midis ministrive të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes të OKB-së dhe Rusisë.

Në takimin e nivelit të lartë në Moskë, partnerët ranë dakord të forcojnë bashkëpunimin e tyre për të vazhduar lehtësimin e “ndihmës humanitare në kohë”.

”Më shumë se 2.2 milion njerëz kanë kaluar kufijtë ndërkombëtarë duke i shpëtuar Ukrainës,” tha Dujarric.

Sekretari i Përgjithshëm foli gjithashtu me Presidentin e Polonisë për ta falënderuar për mirëpritjen e refugjatëve.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark