
Ish-presidenti ukrainas, Petro Poroshenko ka folur nga Kievi, pasi është kthyer nga përpjekjet për të ndihmuar në evakuimin e civilëve në Irpin, i cili është 20 km në veriperëndim të kryeqytetit.
Ai tregon për krizën katastrofike humanitare në Irpin, duke thënë se njerëzit kanë shkrirë borën për të pirë ujë dhe se nuk ka energji elektrike, nuk ka ngrohje, nuk ka ushqim dhe nuk ka ilaçe.
Për BBC, ai tregon për krizën katastrofike humanitare në Irpin, duke thënë se njerëzit kanë shkrirë borën për të pirë ujë dhe se nuk ka energji elektrike, nuk ka ngrohje, nuk ka ushqim dhe nuk ka ilaçe.
I pyetur nëse besonte se Kremlini do të respektonte armëpushimet në qytetet kyçe dhe do t’i mbante të hapura korridoret humanitare, Poroshenko thotë se kur ishte në pushtet ai kishte përvoja shumë “negative” me Vladimir Putin dhe paralajmëroi botën të mos i besonte presidentit rus. Ai i kërkon të gjithë botës që t’i bashkohet ndalimit të SHBA-MB për naftën ruse dhe lëvizjes së BE-së për t’i dhënë fund varësisë së saj në gazin rus, duke thënë se është “imorale” që vendet të paguajnë para Putinit për vrasjen e qytetarëve ukrainas.
”Ukrainasit, po luftojnë për lirinë, demokracinë dhe për NATO-n duke e bërë Rusinë më të dobët dhe duke e bërë Evropën më të sigurt dhe duke paguar me çmimin më të madh që munden, jetën dhe gjakun e tyre“.-tha ai.
Ai këmbëngul se është “absolutisht e nevojshme të mbyllet qielli” me zona të ndaluara për fluturime mbi stacionet e energjisë bërthamore pasi kontaminimi bërthamor “nuk ka kufij”.