Qëllohet disa herë me armë zjarri shqiptari 38-vjeçar brenda “Benz”-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Qëllohet disa herë me armë zjarri shqiptari 38-vjeçar brenda “Benz”-it

    Insajderi
    09 March 2022 - 20:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një 38 vjeçar ka mbetur i plagosur pas disa të shtënave me armë në lagjen Dobraç të Shkodrës këtë mbrëmje.

    Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur Admir Bajri, gjendja e të cilit ende nuk dihet. 38-vjeçari është shtruar në Spitalin Rajonal në Shkodër, ku po merr ndihmën mjekësore.

    Burime për Top Channel thanë se ndaj tij është qëlluar disa herë me armë zjarri ndërkohë që ai po lëvizte me mjetin e tij tip “Benz”. Nga vetë mbiemri i cili nuk është i padëgjuar, 38-vjeçari është anëtar i fisit Bajri në Shkodër.

    Në foton e siguruar nga Top Channel,  mjeti në të majtë tip “Benz”, është makina me të cilën po udhëtonte në momentin e plagosjes.

    Policia bën me dije se është rrethuar zona  dhe po vijon krehja për kapjen e autorit/ëve.

    Ende nuk dihet se pse ka ndodhur plagosja, nëse është ndonjë sherr, apo një atentat i planifikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark