
Gjendja ekonomike në Kosovë, është duke pësuar një krizë sa i përket rritjes së çmimeve në të gjitha fushat, e gjitha si pasojë e luftës Rusi – Ukrainë.
Përkundër thirrjeve nga qeveria se ka rezerva ushqimore mjaft, kjo gjë nuk ka mjaftuar duke bërë që marketet në vend të zbrazen.
Gjithashtu edhe Shoqata e Mullisëve të Kosovës, dje në një paraqitje për media theksuan se miell ka mjaftueshëm dhe nuk ka nevojë për panik.
Por si e komentojnë qytetarët situatën e krijuar, ata për Gazetën Insajderi dhanë mendimet e tyre.
Ata u shprehën se është përgjegjësi e kryeminsitrit dhe se duhet të marr masa sa më shpejtë.
Për të parë reagimet e tyre shikojeni videon e bashkangjitur: