Alarmojnë SHBA-të: Shumë qytete ukrainase janë të rrethuara - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Alarmojnë SHBA-të: Shumë qytete ukrainase janë të rrethuara

    Insajderi
    10 March 2022 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti Amerikan i Shtetit beson se forcat ruse kanë rrethuar “shumë” qytete, pasi shkatërruan pjesën më të madhe të infrastrukturës së tyre, tha zëdhënësi Ned Price.

    Price nuk specifikoi se cilat qytete ukrainase janë aktualisht të rrethuara.

    Në fjalën e tij, Price tha se sulmet ruse në qytetet e Ukrainës kanë lënë banorët pa ujë, energji elektrike, ushqime dhe ilaçe.

    Shumë njerëz, shtoi Price, nuk kanë mundur të shpëtojnë si rezultat i “bombardimeve të pamëshirshme”.

    Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha se Rusia po angazhon “një numër të shtuar” forcash për të rrethuar qytetet ukrainase.

    “Kjo do të zvogëlojë numrin e forcave të disponueshme për të vazhduar përparimin e tyre dhe do të ngadalësojë më tej përparimin rus”, tha Ministria britanike e Mbrojtjes.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark