"Të paftyrë, nuk kena buk me hanger" qytetarët e revoltuar i drejtohen policisë në Tiranë - VIDEO - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Të paftyrë, nuk kena buk me hanger” qytetarët e revoltuar i drejtohen policisë në Tiranë – VIDEO

    Insajderi
    12 March 2022 - 11:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qytetarët në Tiranë po protestojnë në Sheshin Skëndërbej.  Prej tre ditësh me radhe në kryeqytet kanë vijuar protesta para kryeministrisë ku qytetarët kërkonin uljen e çmimit të ushqimeve dhe të karburantit.

    Protestuesit shihen të revoltuar duke iu drejtuar policëve.

    “Të paftyrë”, po i drejtohej njëri nga protestuesit policëve.

    “Nuk kena buk me hnmagër, edhe për ju kemi dalë këtu”, tha tjetri.

    “Boll na vodhët”, është pankarta më e madhe që qytetarët që janë në vijën e parë të protestës mbajnë në dorë.

    Ndërkohë kujtojmë se përveç Tiranës protestat vijojnë në çdo qytet të vendit ku duket se tashmë revolta e qytetarëve është e madhe për shkak të vështirësive ekonomike në të cilën ato ndodhen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark