
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se është turp për ata persona që dalin dhe protestojnë
Nga takimi me punonjësit e pastiçerisë, kreu i qeverisë nuk e la me kaq. Rama shtoi se në protestë kishte edhe persona me furistrada X5 që bllokonin rrugën e të tjerë që bënin drita me iPhone.
“Ne nuk jemi këtu të ulim naftën për ata që duan të furnizojnë furistradat x 5 për të bllokuar rrugën për turpin e dheut. Ndërkohë që gjithë bota Evropa del në protesta për tu solidarizuar me ata të shkretët që kanë bombat mbi kokë. Këtu janë disa që dalin me makina X5 dhe bëjnë protesta me drita iPhone. Nuk kanë pensionistët drita i Phone dhe as vetura për të mbushur dhe nuk janë pensionistët apo gratë që marrin autobusin e fugonin ndotëse të mjedisit mjedisin e ndot djegia e karburanteve ndaj ata që kanë mundësi më shumë pavarësisht rritjes së çmimit do paguajnë më shumë. Në këtë kohë është koha për tu ndier mirë që ke mundësi të paguash më shumë nuk është për të vënë kujën. Ne jemi këtu që të ulim taksën e naftës dhe të rrisim çmimin e energjisë dhe taksën mbi rrogën tuaj. Ose do të paguajnë ata që kanë mundësi më shumë, ose do i biem atyre që kanë më pak. Kështu i bie ti heqim mundësinë biznesit të vogël që të paguajë 0 taksë. 0 do ta mbajë. Do zoti kjo punë nuk shkon keq e më keq, sepse aty nuk e dimë sot si do shkojë puna, por flasim në këto kushte, duhet të jemi realist dhe llogaritë bëhen me fakte jo me imagjinatë”, u shpreh ai.