
Teksa sulmet e Rusisë ndaj Ukrainës hyjnë në ditën e 18-të, po vazhdojnë përpjekjet për evakuimin e civilëve. Ndërkaq personat që nuk mund të ikin nga Kharkovm, i cili është njëra nga qytetet që pësoi më së shumti nga bombardimet ruse, po vaxhdojnë të lufotjnë për mbijetesë nën bombardimet e Rusisë, transmeton Gazeta Insajderi.
Situata humanitare në Ukrainë vazhdon të përkeqësohet për shkak të granatimeve të vazhdueshme të vendbanimeve në qytete dhe qyteza nga ushtria ruse.
Shumë civilë që nuk mund të largoheshin nga Kharkovi për shkak të bombardimeve po përpiqen të jetojnë në stacionet e metrosë.
Shumë ndërtesa në qytet u dëmtuan për shkak të bombave dhe u bënë të pabanueshme.
Në Kharkov, pjesë të disa strehimoreve përdoren si kuzhina për të mbledhur ushqime dhe ndihma humanitare ose për të përgatitur ushqime për njerëzit e zhvendosur në nevojë.
Çdo ditë, ndihma ushqimore u jepet stacioneve të metrosë që qindra njerëz i përdorin si strehimore dhe përpiqen të mbijetojnë.
Ndihma ushqimore dhe ilaçe u dërgohen edhe atyre në nevojë në lagjet pranë vijës së frontit.
Lufta për mbijetesë pasqyrohet në fotot në stacionet e metrosë, të cilat përdoren si strehë nga shumë njerëz që nuk mund të largohen nga qyteti.
Kenti terk edemeyen birçok insanın sığınak olarak kullandığı metro istasyonlarında yaşam mücadelesi fotoğraflara yansıdı…