Ushtria ruse po forcohet| Mercenarë të këtyre shteteve po iu bashkohen, përfshirë edhe serbë  - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Ushtria ruse po forcohet| Mercenarë të këtyre shteteve po iu bashkohen, përfshirë edhe serbë 

    Insajderi
    13 March 2022 - 19:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Rusia është duke përfshirë në formacionet e saj ushtarake, luftëtarë mercenarë të ardhur nga Siria, Serbia dhe Nagorno-Karabaku, për të pushtuar kështu plotësisht Ukrainën.

    Mediat italiane shkruajnë se kjo deklaratë është bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Kujtojmë se luftimet janë në ditën e 18-ë të saj. Ato kanë qenë mjaft të ashpra, ku deri më tani janë shënuar mijëra të vrarë dhe shumë dëme materiale. Qytetarët po mundohen të largohen nga Ukraina dhe të shpëtojnë veten.

    Ata po përdorin korridoret humanitare për t’u vendosur më pas në Poloni, Hungari apo vendet e tjera që janë në kufi me Ukrainën. Në deklaratat e fundit që vijnë nga zyrtarët ukrainas, ata janë të shqetësuar se mos Rusia, zhvillon sulme me armë kimike. Për këtë ka ardhur dhe një paralajmërim nga presidenti amerikan, Joe Biden, i cili ka thënë se nëse Moska ndërmerr një hap të tillë do të ketë një reagim të ashpër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark