Insajderi
Botë

Vuçiq e komenton rrëzimin e dronit në Zagreb, ja çfarë thotë

Insajderi
13 March 2022 - 19:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Vuçiq e komenton rrëzimin e dronit në Zagreb, ja çfarë thotë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia nuk ka pasur kurrë ushtri më të fortë.

Ai iu referua gjithashtu rrëzimit të një droni në Zagreb të premten, i cili besohet të ketë ardhur nga Ukraina.

“Ajo që ndodhi në Zagreb nuk mund t’i ndodhte Serbisë, ne do ta kishim rrëzuar atë aeroplan për pesë minuta”, tha sot në Vuçiq, i cili po garon edhe për një mandat presidencial në Serbi.

Në një tubim parazgjedhor ai ka prekur edhe tema si: Ukraina, NATO, rrëzimi i dronit në qendër të Zagrebit, por edhe pajisjet e ushtrisë serbe.

“Unë shoh që po flasin përsëri se si ne duhet të jemi pjesë e NATO-s. Nuk mendoj se duhet të jetë kështu. Ne kemi ushtrinë tonë dhe do të mbrojmë vendin dhe qiellin tonë. Kam marrë një garanci nga ushtria udhëheqja se çfarë ndodhi në Zagreb, neve do të na duheshin vetëm pesë minuta dhe do ta rrëzonim një avion të tillë. Sepse sot kemi diçka, kemi avionë MiG dhe sisteme të mbrojtjes ajrore”, ka thënë Vuçiq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark