I gjejnë 19 qese marihuanë, 22 vjeçari lirohet me procedurë të rregulltë nga Policia e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    I gjejnë 19 qese marihuanë, 22 vjeçari lirohet me procedurë të rregulltë nga Policia e Kosovës

    Insajderi
    14 March 2022 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës në rajonin e Vushtrrisë ka njoftuar se ka arrestuar një 22 vjeçar, të cilit i janë gjetur 22 qese me substancë narkotike, marihuanë.

    I dyshuar L.B sipas policisë “në dorë kishte pasur substance narkotike (dyshohet marihuanë) e të cilën e hedh ne tokë ku konfiskohet nga policia dhe personin në fjalë e arrestojnë.

    “Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes afër një gjeneratori policia arrin të gjejnë nëntëmbëdhjetë (19) qese të cilat dyshohet që janë substancë narkotike- marihuanë”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Si provë materiale nga policia janë konfiskuar substancat narkotike nëntëmbëdhjetë qese- me peshë 19.1 gram.

    “Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark