Zbulohet mashtrimi për të cilin u arrestua Ruhan Beha, ish kryesues i "Trafikut Urban" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zbulohet mashtrimi për të cilin u arrestua Ruhan Beha, ish kryesues i “Trafikut Urban”

    Insajderi
    14 March 2022 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Është arrestuar ish-kryesuesi i bordit të drejtorëve në “Trafiku Urban”, Ruhan Beha si dhe Lulzim Rexhepaj, ish-kryeshefi ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”, për shkak të dyshimit se kanë keqpërdorë pozitën e autoritetin zyrtar.

    Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, sot ka arrestuar 4 persona të dyshuar për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe përfshirje në konflikt interesi.

    Insajderi mëson se personat e arrestuar janë Ish-kryesuesi i bordit të ndërmarrjes publike lokale Trafiku Urban, Ruhan Beha, dhe ish-kryeshefi i Trafikut Urban, Lulzim Rexhepaj.

    Sipas burimeve të Gazetës, arsyeja e arrestimit të tyre ka të bëjë me blerjen indirekte të veturës personale të ish-kryesuesit me një çmim dyfishë më të lartë se sa çmimi i tregut.

    Ata dyshohet se kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve këta dy bashkë me ish sekretarin e ndërmarrjes, Florent Tahiri, në bashkëpunim me V.K menaxher autosalloni, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban”.

    Ky burim i ka thënë Insajderit se Trafiku Urban e ka blerë veturën 13 mijë euro por me çmim të tregut ajo veturë bën diku 6 mijë euro.

    E policia e Kosovës ka arrestuar edhe ish sekretarin e NPL “Trafikut Urban” dhe menaxherin në një auto-sallon.

    “Personat e dyshuar me iniciale (deri sa ishin në pozita, tani nuk i ushtrojnë ato pozita); R. B. (Kryesues i Bordit të Drejtorëve të NPL “Trafiku Urban”), L. R. (Kryeshef i NPL “Trafiku Urban”), F. T. (Sekretar në NPL “Trafiku Urban”) dhe V. K. (Menaxher në një auto-sallon), kanë arritur që përmes marrëveshjeve dhe koordinimeve në mes vete, veturën që ka qenë në pronësi të Kryesuesit, ta shesin fillimisht në një auto-sallon dhe pastaj përmes procedurave tenderuese ta blejnë të njëjtin për nevojat e NPL “Trafikut Urban” në vlerë prej disa mijëra euro me shtrenjtë se vlera reale”, thuhet në njoftimin e Policisë./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark