Rama: Edhe 300 herë më shumë po të jeni në protestë, sa të jem unë taksat nuk lëvizin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rama: Edhe 300 herë më shumë po të jeni në protestë, sa të jem unë taksat nuk lëvizin

    Insajderi
    14 March 2022 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka qenë i prerë gjatë një komunikimi LIVE me qytetarët përmes rrjetit sovcial Facebook, duke thënë se nuk do të ketë heqje taksash.

    Kryeministri Rama tha se jo aq sa kanë dalë sot në protestë por edhe 300-fishi i tyre nuk do ta detyrojnë qeverinë as të ulë dhe as të heqë taksat.

    Mua nuk më shqetësojnë, jo aq por dhe 300 fish, taksat mbi karburantet sa të jem unë nuk hiqen nuk ulen nuk lëvizin. Mua më alarmon diçka tjetër, cënimi i drejtpërdrejtë i dinjitetit tonë si komb si popull, si shtet, si vend si shoqëri, si shqiptarë nga ky reagim’, deklaroi Rama.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark