“Ik, ik, ik”, qytetarët larogojnë protestuesen, e akuzuan për mbështetëse të Ramës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    “Ik, ik, ik”, qytetarët larogojnë protestuesen, e akuzuan për mbështetëse të Ramës

    Insajderi
    15 March 2022 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Protesta e qytetarëve para kryeministrisë ka sjellë dhe një incident mes protestuesve dhe një te reje, e cila në momentin që mori mikrofonin falënderoi kryeministrin Edi Rama për arritjet e deritanishme.

    E reja tha se sot shqiptarët duhet të dinë që të gjitha këto që shohim janë arritje e qeverisë Rama, ndërsa i kërkoi këtij të fundit që të shohë situatën me syrin e një artisti.

    “Ne nuk kërkojmë të ikësh, por të falënderojmë për ngritjen e Shqipërisë që jemi të sigurt që të tjerët nuk do e bënin. Je i pandalshëm dhe i paprekshëm, por situatën duhet ta shohësh në syrin e një artisti që je”, u shpreh protestuesja.

    Menjëherë kanë reaguar qytetarët e pranishëm duke i kërkuar të largohet menjëherë dhe të mos flasë më. /Abcnews.al/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark