Insajderi
Biznes

Cila është mënyra më e lehtë për t’i paguar tatimet dhe kontributet?

Insajderi
15 March 2022 - 14:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Cila është mënyra më e lehtë për t’i paguar tatimet dhe kontributet?
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dita e 15 e çdo muaji është koha e fundit kur bizneset dhe kompanitë duhet t’i shlyejnë detyrimet e tyre financiare. Financierët në vlugun e tyre të punës mund të mos kenë kohë që ekzekutimin e këtyre pagesave t’a realizojnë fizikisht.

Për këtë IBAS ka ofruar një zgjidhje inovative duke shfrytëzuar zhvillimet teknologjike në mënyrë që t’ju lehtësoj jetën qytetarëve. Falë këtij revolucioni, tatimet dhe kontributet mund t’i paguani nga zyrat tuaja apo kudo që jeni dhe në çdo kohë që dëshironi. Pagesat në distancë, përmes aplikacionit të IBAS, mund t’i bëni me pak klikime, pa procedura burokratike. E gjitha çka duhet të keni është një telefon të mençur dhe një llogari të hapur në IBAS.

Përfitimet nuk mbarojnë këtu, sepse në momentin që hapni llogari në IBAS do t’i fitoni 5 euro BONUS, të cilat mund t’i shfrytëzoni për pagesat tuaja.

Si realizohen pagesat me IBAS?

Së pari duhet ta shkarkoni aplikacionin e IBAS në telefonin tuaj.

Nëse jeni përdorues i iOS (Iphone) aplikacionin mund ta merrni përmes këtij linku:
https://apps.apple.com/us/app/ibas/id1512391343.

Ndërsa, nëse jeni përdorues i Android (Samsung, Huawei, Xiaomi etj.) aplikacionin mund ta merrni përmes këtij linku:
https://play.google.com/store/apps/details?id=com.ibas.app.

Pasi ta shkarkoni aplikacionin, duhet të hapni dhe verifikoni llogarinë, procese që realizohen online. Pasi të kyçeni në aplikacion, duhet të klikoni butonin “faturat” pastaj të përzgjidhni “tatime dhe kontribute”, të skanoni barkodin, të shkruani shumën dhe ta bëni pagesën.

Cilat fatura tjera mund të paguhen me IBAS?

Tatimet dhe kontributet nuk janë faturat e vetme që mund t’i paguani me IBAS. Me aplikacionin e këtij institucioni, mund të paguani:

  • Ujin
  • Gjobat
  • Shërbimet e Universitetit të Prishtinës
  • Ndërmarrjen Publike Banesore
  • Tatimin në pronë
  • Tatimet dhe kontributet
  • Mbeturinat
  • Kujtesën

Nëse i realizoni pagesat në këtë formë, nuk keni pse të brengoseni për shlyerjen e borxhit, sepse me IBAS borxhi largohet menjëherë nga sistemi.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark