Insajderi
Insajderi

Bastisen shtatë lokacione, policia po vazhdon aksionin “Brezovica 3”

Insajderi
16 March 2022 - 09:14
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njësitë e Specializuara të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar sot në Shtërpce.

Është duke vazhduar aksioni “Brezovica 3”, aktualisht janë duke u kontrolluar shtatë lokacione në rrethinë të Shtërpcës.

Policia në bashkëpunim me prokurorinë janë duke realizuar këtë operacion.

Ndryshe, ky është aksioni i tretë që po realizohet për këtë rast. Aksioni i parë ishte zhvilluar në fund të vitit të kaluar dhe kishte përfunduar me arrestimin e dhjetë personave. Në mesin e të arrestuarve ishte edhe ish- kryetari i Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikolliq.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark