“O ta pafsha hairin”, për 20 minuta dyshohet se polici kufitar pranoi katër herë ryshfet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    “O ta pafsha hairin”, për 20 minuta dyshohet se polici kufitar pranoi katër herë ryshfet

    Insajderi
    16 March 2022 - 11:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “O ta pafsha hairin”- kështu iu përgjigj një polic kufitar një qytetari pasi ai i ofroj para në pikën kufitare Qafë Morinë.

    Në kërkesën e siguruar nga Gazeta Insajderi një prej zyrtarëve policorë që u arrestua të hënën nën dyshimet për korrupsion dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, dyshohet se kishte pranuar ryshfet katër herë në më pak se 20 minuta.

    Sipas kësaj dosje, zyrtari policor me incialet A.H, ka pranuar ryshfet katër herë gjatë datës 30 dhjetor 2021.

    A.H, ka qenë zyrtar policor në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare-Perëndimi me detyrë në Stacionin Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë Morinë.

    Në orën 07:23, ai dyshohet se ka pranuar ryshfet nga një person që donte të kalonte disa thasë me gështenja. Në këtë rast, paratë i ishin futur në mes të dokumentave.

    Pas tetë minutave, saktësisht në 07:31, ai dyshohet se ka pranuar sërish ryshfet për të mos ushtruar kontroll të rregullt lidhur me posedimin e testeve valide apo vaksinave anti-Covid.

    Vetëm katër minuta më vonë, ai dyshohet se ka pranuar sërish ryshfet. Pasi i pranon dokumentet e një personi, i kthehet duke i thënë “ta pafsha hajrin” dhe i tërheq paratë nga dokumentet dhe i fut nën këmbë, për t’i vendosur më pak në xhepin e jashtëm të jaknes.

    Në 07 e 37, A.H dyshohet se ka pranuar sërish ryshfet. Edhe këtë herë paratë ishin në mes të dokumenteve.

    “Parat dyshohet se merren si ryshfet për të mos ushtruar kontroll të rregullt të dokumentacionit të pasagjerëve, duke përfshirë edhe posedimin e testeve valide apo vaksinave anti-Covid, si dhe lejimin e kalimit të mallrave (gështenjave” duke mos iu nënshtruar procedurave të rregullta doganore”, thuhet në dosjen e prokurorisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark