Paralajmërojnë gastronomët: Çmimet do të ngritën, s’kemi zgjidhje tjetër - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Paralajmërojnë gastronomët: Çmimet do të ngritën, s’kemi zgjidhje tjetër

    Insajderi
    16 March 2022 - 13:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqata e Gastronomeve të Kosovës kanë paralajmëruar ngritjen e çmimeve, kjo si pasojë e ngritjes së çmimeve të produkteve të furnizimit.

    Derisa ata nuk gjejnë ndonjë zgjidhje tjetër thonë se janë të detyruar ta bëjnë këtë gjë.

    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, përkundër dëshirës së tyre si biznese thonë se janë të detyruar të ngrisin çmimet.

    Ndonëse sektori i gastronomisë deri më tani ka qenë më i godituri gjatë këtyre  dy viteve, Kllokoqi ‘shpëtim’  të vetëm i sheh subvencionet e qeverisë.

    Derisa u paralajmërua shtrenjtimi i kafës dhe ushqimeve, bizeneset e vogla ende nuk kanë filluar shtrenjtimin e gjërave.

    Poashtu edhe njëri nga pronarët e kafiterive në kryeqytet, thotë  nuk do të kenë ‘shpëtim’ nëse vazhdon ngritja e çmimeve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark