
Deputetja e AAK-së Albana Bytyqi thotë se ajo dhe partia e saj nuk e votuan sot në Kuvend projektligjin për kodin civil, me të cilin rregullohet martesa mes gjinisë së njëjtë.
Përmes një reagimi në Facebook, ajo ka njoftuar se subjekti i saj nuk votuan sot këtë projektligj, pasi siç shkruan ajo, duhet mbrojtur familja që garanton vazhdimësinë e kombit.
“Nuk kalon projektligji per kodin civil në të cilin rregullohet martesa mes gjinisë së njejtë.
Me shumicë votuam në mbrojtje të Familjes Tradicionale , asaj që na garanton vazhdimësia e Kombit”, ka shkruar Albana Bytyqi.
Kuvendi i Kosovës nuk ka miratuar Kodin e ri Civil.
Nga 61 deputetë sa kanë votuar, për ishin 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.