Ish-këshilltar i Kurtit, “Kryeministri obligohet të kërkojë votëbesim“ - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Ish-këshilltar i Kurtit, “Kryeministri obligohet të kërkojë votëbesim“

    Insajderi
    16 March 2022 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Durim Berisha, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se pas dështimit që të kalojë Kodi Civil në Kuvendin e Kosovës, shefi i ekzekutivit është i obliguar ta kërkojë votëbesimin në Kuvend.

    Berisha ka thënë se kjo çështje sqarohet në vendimin e Gjykatës Federale Kushtetuese të Gjermanisë, me rastin e mocionit të votëbesimit të ish-kancelarit Schroder në vitin 2005, përcjell Demokracia.com.

    “Ministrja e resorit perkates do duhej ta kishte parasysh kete çeshtje para se te procedonte tutje. Pasojat jane edhe kushtetuese, jo vetem politike”, ka thënë tutje ai në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Me deshtimin e Qeverise per ta kalu Kodin Civil, pra nje nisme legjislative, duke u bazuar ne parimet e pashkruara kushtetuese te nje sistemi kushtetues parlamentar, Kryeministri eshte i obliguar ta kerkoje votebesimin ne Kuvend.

    Per ata qe ju intereson kjo çeshtje le ta lexojne vendimin e Gjykates Federale Kushtetuese te Gjermanise ne rastin e mocionit te votebesimit te ish-kancelarit Schröder te vitit 2005. Aty sqarohet shume mire pasoja e deshtimit te Qeverise per ta kalu nje ligj ne parlament.

    Ministrja e resorit perkates do duhej ta kishte parasysh kete çeshtje para se te procedonte tutje. Pasojat jane edhe kushtetuese, jo vetem politike


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark