Zjarr i madh | Dalin pamje nga resorti në Gjilan i cili u shkrumbua tërësisht - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zjarr i madh | Dalin pamje nga resorti në Gjilan i cili u shkrumbua tërësisht

    Insajderi
    17 March 2022 - 11:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Zjarri përfshiu një restorant në Gjilan ditë më parë.

    Restorti “Maja e Zezë” që ishte bërë i njohur pasi mbante një luan aty, u dogj thuajse tërësisht

    Zjarri ishte raportuar më 14 mars rreth orës 05:20.

    Nga Policia e Kosovës patën deklaruar se lidhur me këtë shpërthim të zjarrit ishin njoftuar nga roja i resortit.

    “Njësitet e Policisë së Kosovës, forenzika, hetimet rajonale, Zjarrfikësit si dhe eksperti kundër Zjarreve, kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, dëmet materiale sipas vlerësimeve të para janë të konsiderueshme”, ishte thënë nga policia teksa u shtua se nuk dihen ende shkaktarët e zjarrit.

    E një video e publikuar sot nga Organizata Vullnetare Zjarrfikësit dhe Shpëtimi shihet tërësisht pamja e resortit që u përfshi nga zjarri.

    Në këto pamje shihet qartë se dëmi është tejet i madh nga ky zjarr.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark