Arrestohet ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet ish kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov

    Insajderi
    17 March 2022 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borisov u arrestua gjatë një operacioni policor në Bullgari.

    Borisov është arrestuar gjatë një operacioni special të policisë bullgare për shkak të keqpërdorimit të fondeve të BE-së.

    Bashkë me të janë arrestuar edhe ish-ministri i Financave, Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit për buxhet Menda Stojanova dhe ish-shefja e shërbimit informativ të qeverisë, Sevdalina Arnaudova.

    Partia Qytetarët për Zhvillim Evropian të Bullgarisë, kryetar i së cilës është Borisov, mohon se ai është arrestuar, por ka konfirmuar se shtëpia e tij është kontrolluar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark