Rusia rrëmbenë kryebashkiakun në verilindje të Ukrainës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Rusia rrëmbenë kryebashkiakun në verilindje të Ukrainës

    Insajderi
    17 March 2022 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Forcat ruse kanë rrëmbyer kryebashkiakun e Velykoburlutska-s, Viktor Tereshchenko. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një video-mesazhi Oleh Syniehubov, kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv-it.

     “Ne kemi lajme sot se [rusët] kapën kreun e komunitetit Velykoburlutska, Viktor Nikolaevich Tereshchenko. Njerëz të tillë duhet të kenë siguri. Victor Nikolaevich u rrëmbye nga vendi i tij i punës dhe u dërgua në stacionin e policisë lokale. Po e mbajnë dhe nuk duan ta lirojnë”, tha Syniehubov.

    Vendasit e dënojnë aktin, shtoi ai, dhe tha se po punon për të liruar kryetarin sa më shpejt të jetë e mundur.

    “Së shpejti territoret tona të okupuara do të jenë sërish tonat”, tha ai.

    Ndërsa forcat ruse nuk e kanë marrë Kharkivin, ato “vazhdojnë terrorin e tyre kundër popullatës civile, veçanërisht kundër krerëve të komuniteteve territoriale të rajonit të Kharkiv sot,” tha Syniehubov.

    Lajmi vjen një ditë pasi kryetari i bashkisë së Melitopol, Ivan Fedorov, i cili ishte kapur nga forcat ruse, u lirua si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve. /abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark