“Tanke, mitralozë dhe luftime”, kryebashkiaku i Mariupolit tregon çfarë po ndodh në qytet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    “Tanke, mitralozë dhe luftime”, kryebashkiaku i Mariupolit tregon çfarë po ndodh në qytet

    Insajderi
    18 March 2022 - 17:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i bashkisë së Mariupolit Vadym Boichenko thotë se luftimet kanë arritur në qendër të qytetit, duke konfirmuar raportet e mëparshme ruse.

    “Po, ata ishin vërtet aktivë sot. Betejat me tanke dhe mitralozë vazhdojnë. Të gjithë fshihen në bunkerë”, ka deklaruar Boiuchenko.

    Ai thotë se më shumë se 80% e ndërtesave të banimit janë ose të dëmtuara ose të shkatërruara dhe 30% e tyre nuk mund të restaurohen.

    “Nuk ka mbetur asnjë qendër qyteti. Nuk ka asnjë copë tokë në qytet që të mos ketë shenja lufte,” thotë ai.

    Operacioni për të shpëtuar njerëzit nga bodrumi i një teatri që u bombardua vazhdon, shton ai, pa dhënë asnjë vlerësim për viktimat./Abcnews/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark