Raport: Kosova, vendi më i lumtur në rajon - Insajderi
×
  • Lajme
  • Aktuale

    Raport: Kosova, vendi më i lumtur në rajon

    Insajderi
    18 March 2022 - 19:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shqiptarët e Kosovës po del të jenë populli më i lumtur në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Kështu thuhet në Raportin e Lumturisë Botërore, që bazohet kryesisht në vlerësimet e jetës, i bërë nga sondazhi botëror i Gallup.

    Në këtë ranglistë, Kosova renditet si e 32-ta si vendi më i lumtur në të gjithë botën, ndërsa bie në sy dallimi i “lumturisë” mes Kosovës e Shqipërisë  e cila renditet e 90-ta.

    Kosova, në krahasim me vendet e rajonit është vlerësuar si vendi më i lumtur, për dallim nga Serbia që gjendet në vendin e 43-të, Mali i Zi në vendin e 75-të dhe Maqedonia e Veriut në atë të 89-të.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark