Dimal Basha: Tre djemtë e mi le t’i rritë homoseksuali Tim Cook para heteroseksualit Shefqet Krasniqi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Dimal Basha: Tre djemtë e mi le t’i rritë homoseksuali Tim Cook para heteroseksualit Shefqet Krasniqi

    Insajderi
    18 March 2022 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Projekt Kodi Civil, i cili mes tjerash do të rregullonte edhe statusin juridik të personave të lidhur nga gjinia e njëjtë, ka nxitur një debat të gjerë në Kosovë. Për shkak të nenit të shumëdiskutuar lidhur me këtë çështje, Projektkodi nuk ka marrë votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës dhe qeveria pritet që ta risjell për votim së shpejti.

    Edhe deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, i është bashkuar debatit, duke përkrahur projektkodin që do t’u hapte rrugë martesave të gjinive të njëjta.

    Lexo Edhe:

    Në emisionin “Java sonte me Rronin” në KTV, Basha ka thënë do të preferonte që para imamit të njohur Shefqet Krasniqi, tre djemtë e tij t’i rriste Tim Cook, shefi i kompanisë gjigante Apple, i cili orientimin seksual e ka të deklaruar si homoseksual.

    “Për mu, unë kam problem më shumë për shembull me qëllimet e një kleriku që del dhe nxitë urrejtje, e më shumë kam respekt për Tim Cook. Pyetja është për shembull, nesër hipotetikisht: unë i kam tre djem si pëllumba… me më pyet, a po do me t’i rritë Shefqet Krasniqi si heteroseksual apo Tim Cook si homoseksual, unë gjithë jam Tim Cook me i rritë ata”, ka thënë Basha.

    “Edhe qetu përfundon ky debat”, ka shtuar ai.

    Një pjesë e madh e shoqërisë, përfshirë edhe fytyra publike, e madje mes tyre edhe deputetë, e kanë kundërshtuar këtë propozim të qeverisë, ndërkohë që një pjesë janë shprehur pozitiv për të lejuar këtë nismë, që është në harmonizim me ligjet dhe standardet e BE-së.

    Lexo Edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark