Gazetari rrihet në sy të vajzës, përfundon në koma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Aktuale

    Gazetari rrihet në sy të vajzës, përfundon në koma

    Insajderi
    19 March 2022 - 12:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një gazetar është goditur me mjete të forta duke i shkaktuar dëme të mëdha trupore në Suedi. Gazetari turk Ahmet Donmez, i larguar nga vendi për shkak të përndjekjes nga qeveria, u godit nga dy persona të panjohur teksa ishte duke shoqëruar vajzën 6-vjeçare në kopësht. Ai u godit disa herë në kokë dhe trup me mjete të forta duke humbur ndjenjat, ndërkohë që vajza qante dhe kërkonte ndihmë.

    Sëfundmi bashkëshortja e tij ka bërë një postim në Tëitter duke thënë se është duke u trajtuar në zonën e kujdesit intensiv në spital.

    Donmez është një ndër gazetarët më në zë, i cili ka publikuar sëfundmi fakte mbi lidhjet e qeverisë me mafian në trafikun e drogës në Turqi. Më herët ai ka marrë kërcënime te ndryshme nga persona që ai i ka identifikuar si “njerëz të ministrit të Brendshëm turk”, të cilët i kanë thënë: Mos kujto se je ne Suedi dhe nuk të gjejmë!

    Donmez akuzon këta të fundit për kërcënimet dhe sulmin e djeshëm. /abcnews


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark