Momenti kur të rinjtë nxjerrin nga makina kuzhinierin, Indrit Çela dhe e rrahin me shufër hekuri dhe me shkelma - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Momenti kur të rinjtë nxjerrin nga makina kuzhinierin, Indrit Çela dhe e rrahin me shufër hekuri dhe me shkelma

    Insajderi
    20 March 2022 - 10:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Fushë Krujë, ku është rrahur barbarisht kuzhinieri i njohur Indrit Çela.

    Në video e mëposhtme shihet sesi kuzhinieri tërhiqet zvarrë dhe nxirret me dhunë nga makina dhe qëllohet me shufër hekuri, grushte e shkela.  Në makinë bashkë me Indrit Çelën ka qenë dhe bashkëshortja e tij, e cila ka parë të gjithë skenën e tmerrshme.

    Nuk dihet ende se në çfarë rrethanash ka ndodhur ngjarja, teksa kanë qenë dëshmitarët ata që kanë parë ngjarjen dhe kanë njoftuar menjëherë ambulancën dhe policinë.

    Mirëpo kuzhinieri 39-vjeçar në polici ka deklaruar se është përplasur nga një makinë, e cila pas aksidentit është larguar.

    Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorëve.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark