"Terrori i Mariupolit do të hyjë në histori" - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

     “Terrori i Mariupolit do të hyjë në histori”

    Insajderi
    20 March 2022 - 12:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dënoi bombardimet e pandërprera të Rusisë në Mariupol, qytetin port të rrethuar nga trupat ruse në juglindje.

    Ai në një video fjalim të mbrëmshëm, pretendoi se forcat ruse në këtë qytet do të hyn në histori si përgjegjëse për krimet e luftës.

    “Të bësh këtë ndaj një qyteti paqësor, ajo që bënë pushtuesit, është një terror që do të mbahet mend për shekujt e ardhshëm,” tha ai.

    Për më shumë se dy javë, qyteti ka parë bombardime të shpeshta që kanë ndërprerë të gjithë energjinë elektrike, gazin, ujin dhe furnizimet e tjera.

    Sulmet ruse kanë goditur strehimoret e civilëve, një spital për fëmijë dhe maternitet, si dhe disa ndërtesa banimi. Të enjten, një bombë ra në një teatër ku ishin strehuar qindra njerëz.

    Më shumë se 2,400 njerëz thuhet se janë vrarë në këtë qytet; ka varre masive dhe trupa në rrugë.

    Forcat ruse kanë avancuar më thellë në qytet. Së bashku me bombardimet ajrore, tani ka edhe raporte për luftime intensive në rrugë.

    Të shtunën, një zyrtar i lartë i mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar i tha BBC-së, se Rusia po përdor një strategji të gërryerjes në Ukrainë. 


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark