Insajderi
Aktuale

Kush janë dy vëllezërit që rrahën brutalisht kuzhinierin Indrit Çela

Insajderi
20 March 2022 - 17:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kush janë dy vëllezërit që rrahën brutalisht kuzhinierin Indrit Çela
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kuzhinieri Indrit Çela është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Urën e Gjolës nga dy vëllezër, një prej të cilëve ka përfunduar në prangat e policisë ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Ernest dhe Donald Luka, të cilët dyshohet se kanë pasur konflikte të mëparshme me kuzhinierin Çela. Kjo ka bërë që dy vëllezërit Luka, përkatësisht 24 dhe 27 vjeç t’i presin rrugën me makinë kuzhinierit.

Më pas ata e kanë dhunuar me leva hekuri kuzhinierin Indrit Çela i cili ka pësuar dëmtime të shumta në trup. Por në polici mbrëmjen e kaluar kuzhinieri tha se gjithçka ndodhi për motive të dobëta.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark