Publikohet video duke rrahur brutalisht kuzhinerin e njohur shqiptar - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Publikohet video duke rrahur brutalisht kuzhinerin e njohur shqiptar

    Insajderi
    20 March 2022 - 18:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kuzhinieri Indrit Çela është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Urën e Gjolës nga dy vëllezër, një prej të cilëve ka përfunduar në prangat e policisë ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

    Bëhet fjalë për Ernest dhe Donald Luka, të cilët dyshohet se kanë pasur konflikte të mëparshme me kuzhinierin Çela.

    Kjo ka bërë që dy vëllezërit Luka, përkatësisht 24 dhe 27 vjeç t’i presin rrugën me makinë kuzhinierit.

    Më pas ata e kanë dhunuar me leva hekuri kuzhinierin Indrit Çela i cili ka pësuar dëmtime të shumta në trup. Por në polici mbrëmjen e kaluar kuzhinieri tha se gjithçka ndodhi për motive të dobëta.

    Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet për të zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark