Aksidenti i rëndë në Klinë: Dy shtatzëna e pesë fëmijë në mesin e të lënduarve rëndë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aksidenti i rëndë në Klinë: Dy shtatzëna e pesë fëmijë në mesin e të lënduarve rëndë

    Insajderi
    20 March 2022 - 21:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Klinës.

    Në mesin e 18 të lënduarve nga aksidenti mes katër veturash në Grabanicë të Klinës, janë edhe dy gra shtatzëna.

    Burime të Klankosova.tv në Spitalin e Pejës, bëjnë të ditur se pacientët kanë lëndime të shumta, e njëra shtatzënë ka frakturë në fytyrë.

    “Kanë lëndime shumë, ka shumë thyerje, është edhe një frakturë në fytyrë. Në mesin e të lënduarve janë dy shtatzëna, njëra është me frakturë në fytyrë”, është shprehur personi zyrtar në Spitalin e Pejës.

    Në mesin e të lënduarve janë edhe pesë-gjashtë fëmijë, por me lëndime të rënda, ka pohuar tutje ky burim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark