
Dega e LDK-së në Vushtrri ka reguar për udhëtimet e qeverisjes komunale në Durrës të Shqipërisë, duke i konsideruar ato si keqpërdorim i parasë së taksapaguesve vushtrrias.
Në këtë reagim kërkohet që qeverisja komunale e PDK-së duhet të sqaroi se kush po ia paguan faturat për këto udhëtime në bregdetin shqiptar.
“Brenda 100 ditëve qeverisja komunale e PDK në Vushtrri shkon 2 herë në Durrës, lexo ‘n deti, për të përgatitur buxhetin komunal!!
Është e pa sinqertë dhe e papranueshme që në kulmin e krizes së rritjes së çmimeve, një prej krizave më të mëdha që nga pas lufta, qeverisja komunale shkon në Shqiperi për të “përgatitur përsëri” buxhetin!” shkruan në reagimin e degës së LDK-së në Vushtrri.
Postimi i plotë i Degës së LDK-së në Vushtrri:
Qeveria komunale e Vushtrrisë përseri në Durrës, kush po i paguan faturat e rrezitjes n’deti?
Brenda 100 ditëve qeverisja komunale e PDK në Vushtrri shkon 2 herë në Durrës, lexo ‘n deti, për të përgatitur buxhetin komunal!!
Është e pa sinqertë dhe e papranueshme që në kulmin e krizes së rritjes së çmimeve, një prej krizave më të mëdha që nga pas lufta, qeverisja komunale shkon në Shqiperi për të “përgatitur përsëri” buxhetin!
Kujtojmë se Ministria e Financave ka kthyer prapa 3 herë buxhetin komunal të Vushtrrisë për shkak të përgatitjes së dobët dhe jo profesionale të tabelave buxhetore.
Qytetarët e Vushtrrisë pyesin me të drejtë, kush po paguan eskursionet e qeveritarëve lokal të PDK në Vushtrri?
LDK i bënë thirrje z. Idrizit që të ndal shetitjet dhe te kujdeset për qytetarët e Vushtrrisë.