Insajderi
Insajderi

Keqësohet gjendja e dy pacientëve të aksidentuar në Klinë, dërgohen në QKUK

Insajderi
20 March 2022 - 22:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Keqësohet gjendja e dy pacientëve të aksidentuar në Klinë, dërgohen në QKUK
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy nga 18 pacientët e lënduar nga aksidenti në Grabanicë të Klinës janë dërguar për në QKUK për shkak të gjendjes së rënduar.

Drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj ka thënë për portalin “Demokracia” se të lënduarit e tjerë janë duke u trajtuar në këtë spital dhe se nuk ka viktima nga ky aksident.

Ai ka thënë se të lënduarit kryesisht kanë fraktura në duar dhe këmbë.

Ata janë duke marrë trajtimi e nevojshëm në emergjencën e Spitali të Pejës

“Dy i kemi nisur për QKUK në Prishtinë pasi janë në gjendje me të rëndë. Të lënduarit janë duke u trajtuar, kanë kryesisht fraktura në duar këmbë. Fatmirësisht nuk kemi viktima”, ka thënë Dreshaj


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark