Spitali i Pejës jep lajmin e fundit për gjendjen e pacientëve - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Spitali i Pejës jep lajmin e fundit për gjendjen e pacientëve

    Insajderi
    20 March 2022 - 23:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dalë me një komunikatë pas aksidentit të rëndë në fshatin Grabanicë të Klinës.

    Ata bëjnë të ditur se 18 persona janë lënduar, derisa gjendja e tyre aktualisht është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

    Tutje tregojnë që deri më tani 3 pacientë janë dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi.

    Komunikata e plotë:

    Sonte pas një aksidenti në trafik, në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë kemi pranuar 18 pacientë të lënduar nga ky aksident në mesin e tyre edhe gra shtatzëna dhe fëmijë.

    Ndonëse është herët për konstatime gjendja e të lënduarëve aktualisht është stabile dhe besojmë jashtë rrezikut për jetë.

    Mjekët dhe ekipet kujdestare po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë përkujdesin e nevojshëm shëndetësor secilit të lënduar.

    Deri më tani 3 pacientë është dërguar në QKUK, 5 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm ndërsa pacientët e tjerë pas trajtimit janë liruar për shërim në shtëpi .


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark