Hoxha tregon se bordi i ri mbylli sytë për shkeljen e Ahmetxhekajt, gjersa të tjerët u ndëshkuan - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoxha tregon se bordi i ri mbylli sytë për shkeljen e Ahmetxhekajt, gjersa të tjerët u ndëshkuan

    Insajderi
    21 March 2022 - 13:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Radiotelevizionit të Kosovës Fadil Hoxha, ka publikuar në profilin e tij në facebook disa dokumente për parregullësitë brenda mediumit publik.

    Në këto dokumente zyrtare mund të shihet se si redaktori Shkumin Ahmerxhekaj i kërkon pushim një vjeçar pa pagesë drejtorit Ngadhnjim Kastrati me arsyetimin se do të punojë në një medium tjetër.

    Ky pushim i ishte ndërprerë Ahmetxhekajt me kërkesë të tij, brenda gjashtë muajsh. Hoxha ka treguar se ndërprerja e pushimit pa pagese nuk parashihet në asnjëren prej rregulloreve të RTK-së.

    “Edhe pse pushimi pa pagesë miratohet për një periudhë njëvjeçare, ai ndërpritet pa u bërë gjashtë muaj, me kerkese te z. Ahmetxhekaj drejtuar ish drejtorit Ngadhnjim Kastrati. Megjithëse në kërkesë nuk jepet asnjë arsyetim nga z. Ahmetxhekaj, ajo miratohet nga ish drejtori Kastrati. Ndërprerja e pushimit pa pagese nuk parashihet në asnjëren prej rregulloreve të RTK-së. Bordi aktual i RTK-së është informuar me kohë për këtë veprim”, ka treguar Hoxha.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark